Site icon PORTALB

Shpend Ahmeti, kandidat i Vetëvendosjes për Prishtinën

Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, do të jetë kandidati i kësaj partie për kryetar të komunës së Prishtinës.

Ky vendim ka dalë nga votimi që kanë bërë anëtarët e Qendrës së Vetëvendosjes në kryeqytet, të cilët kanë vendosur që njëri nga figurat kyçe të Vetëvendosjes, Ahmeti, t’i sfidojë kandidatët e partive konkurrente.

“Të enjten është vendosur për Shpend Ahmetin. Nuk ka pasur kundërkandidat, është votuar për apo kundër, për Shpendin kanë qenë shumica absolute, votat kundër mund të numërohen në gishtat e njërës dorë”, është shprehur një burim për gazetën Zeri. 

Exit mobile version