Kampioni i Spanjës, Atletico Madrid ka shënuar fitoren e radhës në La Liga, ku ka mposhtur Elchen me rezultat të pastër 3:0.
Golat për Atleticon i shënuan Griezman (55’ dhe 77’) dhe Garcia (63’).
Pas kësaj fitoreje Atletico e përforcon pozitën e tretë me 72 pikë, katër më pak se sa Reali në vendin e dytë dhe shtatë më shumë se Valencia në vendin e katërt.
Barcelona ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për titullin e La Ligës, pasi ka mposhtur rivalin e vjetër Espanyol me rezultat të pastër 2:0.
Të dy golat Barcelona i shënoi në pjesën e parë, me anë të brazilianit Neymar (17’) dhe Leo Messit (25’).
Espanyoli po thuajse krejt pjesën e dytë e luajti me një lojtarë më shumë pas përjashtimit të Albas në minutën e 55’të, por pa sukses, pasi nuk arriti të shënonte asnjë gol.
Pas kësaj fitoreje Barcelona e përforcon pozitën e parë me 81 pikë, 5 më shumë se sa Real Madridi që nesër luan kundër Celta Vigos në udhëtim.