Site icon PORTALB

Lajm jo i mirë për Unitedin

David De Gea

David De Gea

David de Gea mund të largohet gjatë verës nga Manchester United. Këtë e ka paralajmëruar edhe menaxheri i kësaj skuadre, Louis van Gaal.

“Tani nevojitet kohë. Fatkeqësisht nuk jam unë ai që vendos. Unë dua që ai të mbetet, por a do të mbetet duhet ta pyesni atë. I kemi ofruar shumë para”, u shpreh ai.

Ish portieri i Atleticos kërkohet nga Real Madrid dhe spekulohet se ka marrë ofertë me vlerë prej 200 mijë funtesh në javë që të mbetet në United.

 

Exit mobile version