Site icon PORTALB

MPB, 30 ditë paraburgim për Rexhep Rexhepin

MPB

MPB

Prokuroria ka caktuar masë paraburgimi prej 30 ditëve për Rexhep Rexhepin, njërin nga tre të arrestuarit nga aksioni policorë i një dite më parë në Kumanovë.

Sipas burimeve të Alsat M, Rexhepi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Bashkë me Rexhep Rexhepin të arrestuar ishin edhe dy vëllezërit e tij Shefki Rexhepi dhe Sh.R i punësuar në SPB-në e Kumanovës, transmeton “alsatm”. Policia ditë më parë kreu bastisje në shtëpitë e vëllezërve Rexhepi, të cilët më pas janë thirrur në bisedë informative.

Pak orë pas arrestimit është lënë i lirë Sh.R, ndërsa gjatë ditës së sotme është lënë i lirë edhe Shefki Rexhepi. Ministresha e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska sot në konferencë për media theksoi se arrestimi i vëllezërve Rexhepi nuk ka të bëjë me sulmin ndaj stacionit policorë në fshatin Goshincë.

Megjithatë këto pohime të Jankullovskës i demantoi Shefki Rexhepi i cili në një prononcim për Alsat M tha se në polici është pyetur pikërisht për sulmin në Goshincë si dhe për veprimtarinë e UÇK-së gjatë vitit 2001.

Exit mobile version