Jessica Simpson dhe bashkëshorti i saj Eric Johnson, raportohet se kanë fituar 100.000 dollarë nga një fotografi e djalit të tyre Ace Knute të cilën ua shitën revistës ”US Weekly”.
Këngëtarja e shndërruar në disenjatore këto ditë ka pushtuar ballinën e revistës “US Weekly”, në të cilin kishte pozuar së bashku me Ericun dhe vogëlushin të cilin muajin e kaluar e solli në jetë.
“Me dy fëmijë i kemi duart gjithmonë të zëna por çdo ditë ata sjellin diçka të re që e bën jetën tonë interesante”, ka deklaruar biondja Simpson.