Site icon PORTALB

Thaçi: Fletëvotimet do të jenë me logo!

Hashim Thaqi

Hashim Thaqi

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se fletëvotimet do të jenë me logo, ndoshta nuk do të jenë të duartrokitura politikisht por do të jenë të ligjshme. 

Kështu ai ka deklaruar gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ku tha se në takimin me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq në Bruksel është diskutuar për telekomin dhe energjinë. 

Ai ka thënë se deri në takimin e ardhshëm më 8 shtator pritet të arrihet marrëveshja.

Sa i përket zgjedhjeve të 3 nëntorit, Thaçi ka thënë se Qeveria e Kosovës angazhohet për pjesëmarrje në zgjedhje dhe se ato do të organizohen me dokumente zgjedhore.

“Fletëvotimet do të jenë me logo, ndoshta nuk do të jenë të duartrokitura politikisht por do të jenë të ligjshme”, ka thënë Thaçi

Exit mobile version