Site icon PORTALB

Treni në Veles shtyp një grup emigrantësh

Një tren që udhëtonte nga Velesi në Shkup ka goditur një grup të madh emigrantësh, të cilët po lëviznin përgjatë hekurudhës, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Sipas mediave të vendit ka viktima, por bëhet fjalë për një terren të paarritshëm, ku mund të arrihet vetëm nëpërmjet hekurudhës. Terreni po pengon punën e ekipeve të shpëtimit.

Sipas informacionit fillestare, aksidenti ka ndodhur pranë vendit të quajtur Pçinja. Ekipet e policisë dhe prokurori publik kanë shkuar me një automjet të hekurudhës maqedonase, por është e vështirë për të punuar jashtë, për shkak të terrenit të ashpër.

Exit mobile version