Site icon PORTALB

Marshi i honorarëve: Të hiqet ky ligj i pistë (FOTO+VIDEO)

Para Ministrisë së Financave është mbajtur marsh i madh protestues kundër ligjeve jokushtetuese për honoraristët,  me të cilat shkelen disa të drejta dhe parime kushtetuese, dhe me të cilat bëhet grabitje ndaj një numri të madh të qytetarëve të Maqedonisë.

Marshi përfundoj para Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, ku u dorëzuan parashtresat e 7000 qytetarëve për të përcaktuar kushtetutshmërinë e pakos së ligjeve me të cilat rregullohet pagesa e kontributeve për punëtorët me honorar.

Me motot “vjedhës”, “të drejtat e punëtoreve i kërkojmë” “nuk jua japim haraçin”

Çdo ditë në rrugë do të dalim thonë protestuesit

“Bukën na e morët” me fishkëllima dhe sharje ndaj qeveritarëve marshi është duke u bërë më masiv.

Përfaqësuesja e aktorëve Simona, foli para protestuesve duke theksuar se Ligji shumë i dëmton dhe i vjedh artistët.

“Jemi shndërruar në avokat e ekonomist duke bërë hesape se si ti dalim në qosh me këto ndryshime. Ne jemi kundër ligjit sepse neve na vidhni ndërsa aktorët e huaj i favorizoni. Me sa mend miratuat ligj të tillë?!” tha Simona Spirovska, përfaqësuese e aktorëve.

Goce Markovski nga QJQ Solidarnost “Kërkojmë nga kjo Qeveri ta tërheq këtë ligj sepse është vjedhie klasike. Ne kemi të drejtë të kërkojmë padëgjueshmëri qytetare pasi që nuk kemi asnjë benefit nga këto ndryshime ligjore të bëra disa herë sipas masës së tyre. Ne nuk kemi zgjidhje tjetër por të kërkojmë të hiqet ky ligj i pistë” tha ai.

Jasmina Gollubovska nga Komiteti i Helsinkit tha se me këtë ligj dëshirojnë ta legalizojnë vjedhjen që po e bën kjo Qeveri.

“Kam hypur në këtë matëse për të kërkuar drejtësinë tonë, jo të atyre. Më habit dhe më motivon të kërkoj të drejtat tona kur i shoh se sa arrogantë janë dhe si dëshirojnë ta legalizojnë mashtrimin më të madh të tyre bërë ndaj nesh.” tha ajo.

Exit mobile version