Mbytja e anijes me mbi 850 emigrantë afër brigjeve libiane, e ka tronditur aq shumë një biznesmen gjerman saqë ka vendosur që të blejë një anije për të shpëtuar klandestinët në ujërat e Mesdheut.
I ndihmuar edhe nga shokët e tij, Harald Höppner, ka blerë një anije për të patrulluar në det, me qëllim shpëtimin e jetës së njerëzve.
Arsyeja që e shtyu drejt këtij vendimi ishte tragjedia e ndodhur disa ditë më parë, ku humbën jetën të paktën 800 emigrantë.
Ai ka treguar për mediat së çfarë ka ndjerë gjatë kohës që shikonte në televizor imazhet dramatike të anijes në të cilën u mbytën klandestinët.
Ai do të investojë një pjesë të kursimeve të tij për të blerë një anije të vjetër të vitit 1917. Përveç kursimeve ai ka mbledhur edhe 100 mijë euro nga miqtë dhe shokët e tij.
Anija, me 15 persona në bord, tashmë është nisur drejt detit Mesdhe dhe qëllimi është që të monitorojë situatën në këtë zonë për disa muaj rresht./ Shekulli/