Borxhi publik përfundimisht me 31 korrikun e këtij viti shënon ulje dhe sipas të dhënave të publikuara të Ministrisë së Financave arrin në 33,6 për qind të BPV-së.
Në krahasim me të dhënat nga tremujori i dytë i këtij viti kur arrinte 34,2 për qind është ulur për 0,6 për qind.
Borxhi i përgjithshëm i qeverisë qendrore përfundimisht me 31 korrikun arrin 2.607,7 milionë euro. Borxhi i jashtëm është 1.611 milionë euro, ndërsa i brendëshmi 1.059 milionë euro.