Në një aksident rrugor në afërsi të fshatit Mesheishtë në dalje të Ohrit, rrugës për Kërçovë, humb jetën një person.
Fatkeqësia ndodhi dje rreth orës 18 kur erdhi deri te ndeshja e dy automjeteve motorizuese, “Ford Mondeo” dhe “Suzuki Svift”, me ç’rast u lëndua rëndë vozitësi i suzukit, 69-vjeçari nga Ohri.
I lënduari është dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Ohër, ku më vonë vdiq si pasojë e lëndimeve në fatkeqësi.