Site icon PORTALB

Ja sa qytetarë nga Maqedonia përdorin Facebook

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Thuajse një milion qytetarë nga Maqedonia janë përdorues të rrjetit social Facebook. 

Të dhënat zyrtare të Internet Worldstat, thonë se vetëm vitin e kaluar janë shtuar 90 mijë përdorues nga vendi ynë. 

Numri i saktë i përdoruesve nga vendi, sipas kësaj statistike, është 936 mijë syresh. 

Në rang botëror, numri i përdoruesve të Facebook-ut ka arritur shifrën prej 1 miliard, dhe vetëm 251 milionë janë nga kontinenti i Evropës. 
Nga të gjithë të regjistruarit, 53 për qind janë burra dhe 47 për qind gra. 

Në këtë rrjet komunikimi e shoqërimi, logohen përditë 700 milionë njerëz, ndërsa hapen në çdo sekondë nga 5 llogari të reja. 

Internet Worldstat shkruan se janë grupmoshat prej 25 e deri 34 vjeç, më të pranishmit në këtë rrjet social. 

Në Facebook shpërndahen në ditë 4.75 miliardë përmbajtje e lajme, ndërsa publikohen 300 milionë fotografi.

Exit mobile version