Site icon PORTALB

Provokimi i hapur i Marko Gjuriqit: Shihemi në Kosovë

Marko Gjuriq

Zyra e qeverisë serbe për Kosovën, të cilën e drejton Marko Gjuriq ka dalë me një deklaratë ku thuhet se Gjuriq do të vizitojë Kosovën me lejen apo pa lejen e Prishtinës zyrtare, raporton B92.

“Kam informata se Qeveria e Kosovës nuk do të më lejoj që të vizitoj Komunën e Graçanicës. Mesazhi im i vetëm është: Shihemi në Kosovë. Fundja qeveria republikane ka fuqi më të madhe mbi atë provinciale”, ka thënë Gjuriq duke iu referuar raporteve Beograd-Prishtinë, transmeton Indeksonline.

I pyetur se mos vendimi për ndalimin e Gjuriqit për të hyrë në Kosovë është përgjigje për ndalimin që Serbia i bëri Thaçit për të vizituar Serbinë, ai tha se nuk ka pranuar ndonjë sqarim nga Qeveria e Kosovës për këtë ndalesë.

Exit mobile version