Një lokal nate në kryeqytet është përfshirë nga flakët, ndërsa aktualisht po ndërhyhet me anë të forcave zjarrfikëse.
Portali Albeu bën me dije se flakët e zjarrit kanë rënë në një lokal nate në zonën e Kombinatit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.
Zjarri tashmë ka përfshirë pjesët e brëndshme të lokalit, duke djegur banakun e veglat muzikore. Për të shuar zjarrin, në vendngjarje po ndërhyhet me katër makina zjarrfikëse.