Site icon PORTALB

AP e Këshillit të Evropës miratoi rezolutë për spiunim masovik

Komisioni Evropian

Asambleja parlamentre e Këshillit të Evropës (APKE) sot miratoi rezolutë për spiunim masiv në të cilën paralajmëron se kjo praktikë, të cilën e zbardhi zbuluesi amerikan, Eduard Snouden, i rrezikon të drejtat e njeriut dhe i kufizon mënyrat për parandalim të sulmeve terroriste.

“Spiunimet masive, siç duket, nuk kontribuuan për parandalimin e sulmeve terroriste, përkundër pohimeve paraprake të përfaqësuesve të lartë të zbulimit”, theskohet në rezolutën të cilën APKE e miratoi në bazë të raportit të deputetit holandez, Peter Omcigt, thuhet në faqen e Këshillit të Evropës.

Në vend të kësaj, paralajmëron APKE, resurset që mund të paralajmërojnë në sulme terroriste janë të kthyera drejt caqeve të mbikëqyrjes masovike, e me atë u mundësoht veprim personave potencialisht të rrezikshëm.

Deputetët e APKE-së treguan se grumbullimi dhe analizimi i të dhënave personale, përfshirë edhe të ashtuquajturat “meta të dhëna”, mund të zbatohen pa pajtueshmëri dhe vetëm në bazë të “vendimit gjyqësor që është miratuar në bazë të dyshimit të matur”.

Ata bënë thirrje edhe për kontroll më të mirë juridik dhe parlamentar të shërbimeve zbuluese, për vendosje të “kodit zbulues” me të cilin definohen obligimet e ndërsjellta, e të cilat shërbimet sekrete mund t’i miratojnë, si dhe për mbrojtje të sigurtë dhe efikase nga nxitësit, si Snoudeni.

APKE i bëri thirrje sekretarit të prëgjithshëm të Këshillit të Evropës që t’i shfrytëzojë autorizimet që ia jep Konventa evropiane për të drejta të njeriut dhe të kërkojë nga shtetet pjesëmarrëse të përgjigjen nëse aktivitetet e tyre të spiunimit janë në pajtueshmëri me standardet e Konventave lidhur me të drejtat e njeriut.

Deputetët evropianë, gjithashtu, u bënë thirrje parlamenteve të shteteve anëtare të zbatojnë hetime për aferat e Agjencisë amerikane për siguri nacionale (NSA), agjent i së cilës ishte pikërisht Snoudeni, ashtu siç e bëri atë Bundestagu gjerman.

Exit mobile version