Site icon PORTALB

Japoni, dron me kamera në çatinë e zyrës së kryeministrit

Një dron i vogël, i pajisur me një aparat fotografik, u gjet sot në mëngjes në Tokio në çatinë e zyrës së kryeministrit. Sipas agjencisë së lajmeve “ANSA” mbi pajisjen, me të paktën katër motorë, janë zbuluar gjurmë radioaktiviteti, por të padëmshme për njerëzit, raportoi televizioni publik “NHK”.

Si pasojë e dronit nuk ka dëm në persona apo pronë. Kryeministri Shinzo Abe ndodhet në Indonezi, për Konferencën Azi­Afrikë. Policia ka nisur një hetim për të rindërtuar historinë që ngre pikëpyetje serioze në lidhje me sigurinë.

Exit mobile version