Lideri i organizatës “Dostoinstvo” së bashku me një grup qytetarësh kan protestuar para ndërtesës së Prokurorisë dhe kanë kërkuar dorëheqjen e Prokurorit publik.
Angellov para prokurorisë pyeti sërish: Pse Gruevski nuk është në paraburgim dhe se a ka vendim për mos publikimin e “bombave” nga ana e RTVM-së?
“Para dy javëve bëmë të qartë se një grup njerëzish kanë marrë 2 milion euro për të tërhequr vëmendjen në rajonin e Likovës. E gjithë kjo është bërë me qëllim që të tërhiqet vëmendja, pasi LSDM-ja, paralajmëroi se do të dal me njërën ndër bombat më të fuqishme. Unë jam i sigurt se komandanti i vetë i UÇK-së është Ali Ahmeti cili është në lidhje dashurie me Nikolla Gruevskin”, tha Angellov.
Gjenerali Angellov në një deklaratë për agjencinë “Meta” , thotë se qëndron në deklaratën e tij të dhënë para dy javëve kur tërhoqi vërejtjen për incidente në rajonin e Likovës.
“Me siguri pas kësaj përsëri do të qëndrojë UÇK-ja siç ishte rasti me granatimin e qeverisë. Por duke pasur parasysh faktin se komandanti i UÇK-së është gjallë e shëndosh dhe është në dashuri të madhe me Gruevskin, përjashton çfarëdo lloj mundësie që UÇK të bëjë pa dijeninë e Ali Ahmetit”, tha Angellov.