Site icon PORTALB

’72 orëshi’, Damasku në pritje të sulmit ushtarak

Damasku ne pritje të intervenimit

Damasku ne pritje të intervenimit

Në kryeqytetin e Sirisë perspektiva e ndërmarrjes së sulmit ushtarak shkakton një shqetësim në rritje.

Njoftohet se lidershipi i lartë ushtarak i vendit ka urdhëruar evakuimin e personelit nga qendrat e rëndësishme të komandës rreth Damaskut.

Linjat e gjata të makinave të ngarkuara me valixhe presin në kalimin kufitar Masnaa, që ndodhet në kufirin midis Libanit dhe Sirisë, raporton ZR.

Sipas të dhënave të përfaqësuesve të shërbimeve të sigurisë të Libanit, të paktën 6 mijë persona janë larguar nga Siria gjatë 24 orëve të fundit.

Exit mobile version