Site icon PORTALB

Elvana Gjata kthehet pas në vitet ‘70-të

Elvana Gjata

Dy vite më parë ajo qëlloi në shenjë me këngën Disco-Disco duke sjellë stilin e viteve ‘80, por duket se këtë vit Elvana Gjata u kthye 10 vjet më pas, pra në vitet ‘70.

Përmes një seti të ri fotografik të realizuar nga Eugen Qosja, këngëtarja sjell një pamje ndryshe nga ato që jemi mësuar ta shohim deri tani. Me veshje të stiluara enkas nga Valdrin Sahiti dhe një set fotografik të realizuar në Firence, këngëtarja Elvana Gjata rikthen një nga periudhat më të arta të stilit, por edhe muzikës.

Ka gjasa që e gjithë kjo të mos jetë thjesht një surprizë, pasi çdo set fotografik gjithnjë ka primare një këngë, andaj edhe të gjihë tani janë sy e veshë nga Elvana, nëse ajo do të sjellë ndonjë material të ri muzikor që ngjan pikërisht me këtë epokë./Gazeta Tribuna/

Exit mobile version