Site icon PORTALB

Të premten marshi protestues i honorarëve

Protesta kundër ligjit për honoraret 22.12.14

Më 24 prill 2015, e premte, me fillim në ora 12 para Ministrisë së Financave do të mbahet marsh i madh protestues kundër ligjeve jokushtetuese për honoraristët,  me të cilat shkelen disa të drejta dhe parime kushtetuese, dhe me të cilat bëhet grabitje ndaj një numri të madh të qytetarëve të Maqedonisë.

Marshi do të përfundojë para Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, ku do të dorëzohen parashtresat e 7000 qytetarëve për të përcaktuar kushtetutshmërinë e pakos së ligjeve me të cilat rregullohet pagesa e kontributeve për punëtorët me honorar.

Exit mobile version