Kur temperaturat rriten, dehidratimi bëhet një nga problemet kryesore. Një ekspert thotë se disa lloje ushqimesh janë burimi kryesor i ujit dhe ato janë :
Sallata jeshile : ka 95% përmbajtje uji. Përmban sasi të mira proteinash pa yndyrë dhe pak kalori. Vlera ushqyese gjithashtu është e mahnitshme, me fibër, hekur, calcium dhe acid yndyror Omega-3
Brokoli : ka 98% përmbajtje uji me vlera ushqimore. Është një nga anti-inflamatorët më të mirë që mund të luftojë alergjitë gjatë stinës së verës
Molla : ka 86% përmbajtje uji dhe është një burim i mirë fibrash, vitamine C
Kosi : është një nga zgjedhjet më mira gjatë verës për të parandaluar dehidratimin sepse ka 85% përmbajtje uji. Është plot me mikro-organizma të gjalla të quajtura pro-biotike të domosdoshme për shëndetin. Kosi është i pasur me protein, vitamina B dhe calcium.
Orizi : kur është i gatuar ka 70% përmbajtje uji. Do t’ju ndihmojë të plotësoni sasinë e humbur të ujit në trupin tuaj. Është i pasur me hekur dhe karbohidrate.