Site icon PORTALB

Letër zyrtare nga Beogradi: Thaçi do të arrestohet në Beograd

Hashim  Thaçi

Hashim Thaçi

Autoritetet serbe edhe zyrtarisht kanë informuar organet kosovare të drejtësisëe se Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi do të arrestohet nëse ai shkon në Beograd më 24 prill, raporton B92.

Sipas të dhënave, këtë informatë e ka siguruar agjencia e lajmeve BETA nga disa burime të saj.

Hashim Thaçi, një prej themeluesve të UÇK-së akuzohet për terrorizëm, dhe atëbotë, në vitin 1997 për këto vepra ishte dënuar me 10 vite burg, transmeton indeksonline.

Thaçit iu është bërë ftesa nga një organizatë joqeveritare e quajtur “Komiteti për arsimim të të rinjve”, e cila ka organizuar konferencë ku do të flitet për integrimet evropiane.

Ndërkaq sot, sipas autoriteteve serbe, Prishtina zyrtare ka pranuar një njoftim zyrtar nga Beogradi.

Exit mobile version