Pas triumfit në Rio, Majlinda e emocionuar theksoi se është shumë e lumtur që tani të gjithë e dinë se ajo vjen nga Kosova.
Kelmendi falënderoi edhe presidentin e Federatës Botërore të Xhudos, Marius Vizer, i cili ia mundësoi një gjë të tillë. “Është mirë kur ti lufton dhe të gjithë e dinë se ti je nga Kosova. Të gjithë e dinë vendin tënd.
Unë ndihem për mrekulli dhe jam shumë e lumtur. Dua ta falënderoj presidentin Marius Vizer, shumë faleminderit. Është një ndjenjë shumë e mirë që tani të gjithë e dinë se unë jam nga Kosova”, u shpreh Kelmendi.