Site icon PORTALB

Arben Llabënishti e dorëzoi aktin e dorëheqjes nga zëvendësministri i mbrojtjes

Arben Llabënishti

Arben Llabënishti

Dorëheqjen e paralajmëruar të shtunën zëvendësministri i mbrojtjes, Arben Llabënishti e ka deponuar sot në Kuvend.

Arben Llabënishti dha dorëheqjen e tij, të paralajmëruar që të shtunën në shenjë pakënaqësie ndaj zhvillimeve brenda partisë dhe pozitës inferiore në ekzekutiv në realizimin e politikave partiake.
“Ashtu siç kisha paralajmëruar edhe më parë, sot me një fjalë si ditë e hënë që kisha thënë dorëzova aktin e dorëheqjes nga zëvendësministri i mbrojtjes. Arsyetimit për vendimin tim i kam bërë të gjitha publike. Nuk kam ndonjë gjë tjetër për të shtuar për momentin, faleminderit për gjithë gjërat”, deklaroi Arben Llabënishti, zv. ministër i mbrojtjes.

Exit mobile version