Site icon PORTALB

Plenumi i arsimtarëve: Jemi të gatshëm të dalim në protesta me nxënësit

Stop reformave të këqia, protesta të nxënësve 01.04.15

Stop reformave të këqia, protesta të nxënësve 01.04.15

Në prag të marshit të përgjithshëm të nxënësve të shkollave të mesme për të enjten në Shkup, arsimtarët nga Plenumi i arsimtarëve paralajmëruan se do të dalin në marsh në mbështetje të nxënësve.

“Si arsimtarë vlerësojmë se është përgjegjësia jonë si arsimtarë dhe qytetarë të këtij vendi ti përkrahim nxënësit në marshin e të enjtes. Jemi dëshmitarë se nxënësit gjatë periudhës së kaluar i kanë shfrytëzuar të gjitha mënyrat për të shprehur revoltën për problemet me të cilat ballafaqohen në procesin arsimor kryesisht me testimin ekstern dhe maturën shtetërore”, thonë nga Plenumi i arsimtarëve.

Exit mobile version