Site icon PORTALB

Ahmeti: Ne jemi trashëgimtarë të UÇK-së

Ali Ahmeti

Ali Ahmeti

Gjatë mbajtjes së Kuvendit zgjedhor të BDI-së, në degën e Strugës, kryetari Ali Ahmeti ka theksuar se  BDI si lëvizje është ngrit nga kontributi dhe sakrifica e brezave të tërë, dhe se BDI është trashëgimtare e UÇK-së.

“BDI ka ndërtuar vlera si organizatë, si front për t’u përballë edhe me vështirësitë që na vijnë nga jashtë por edhe me pakënaqësi që mund të vijnë nga brenda. Jemi përpjekur të respektojmë aktet e BDI-së. Por mbi të gjitha për ne janë vullneti i bazës dhe vota e fshehtë. Këto janë postulate. Mos e rrej mendjen dikush se BDI është organizatë e ngritur për një përdorim. BDI si lëvizje është ngrit nga kontributi dhe sakrifica e brezave të tërë. UÇK ka lindur si rezultat i padrejtësive që u janë bërë shqiptarëve historikisht. Ne jemi trashëgimtarë të UÇK-së. Jemi përpjekur që shqiptarët të mos i dëshpërojmë. Këtë e dëshmojnë edhe materialet e përgjimeve ku ne kemi qenë të përgjuar dhe asgjë nuk mund të ketë për t’u dëshpëruar. Ne në punën tonë çdo dite përkujtojmë sakrificën dhe mundin e gjeneratave të tëra dhe të dëshmorëve të kombit”, ka thënë Ali Ahmeti në Strugë.

Ahmeti po ashtu shtoi se fjala e lirë në BDI nuk është ndaluar asnjëherë dhe fjala e lirë duhet të thuhet edhe në këtë Kuvend,

“Oponentët politik kot e kanë, sepse ne nuk kemi hy në politikë për interesa personale por të realizojmë amanetin e dëshmorëve. Unë nuk them gjithçka kemi realizuar dhe nuk kemi dobësi, por duhet bashkë të punojmë për eliminim e tyre dhe jo duke u fshehur nëpër bira. Fjala e lirë në BDI nuk është ndaluar asnjëherë dhe fjala e lirë duhet të thuhet edhe në këtë Kuvend. Këtij Kuvendi i dëshirojë shumë sukses dhe organeve te dala nga ky kuvend u dëshirojë shume sukses, sepse sytë e shqiptarëve janë të orientuar nga Struga”, tha më tej Ahmeti

 

Exit mobile version