Kryeministri shqiptar Edi Rama, në një intervistë për “Sky News Arabia” ka theksuar edhe njëherë se Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen.
“Kam thënë se bashkimi Kosovë – Shqipëri është i pashmangshëm dhe besoj se do të ndodhë në Evropë”, ka thënë Rama.
Ndërsa, Rama nënvizoi se rruga e dytë është që bashkimi të bëhet edhe jashtë rrugës evropiane.
“Edhe rruga tjetër është e mundur, pra bashkimi jashtë Evropës”, tha Rama.
Ndërkaq, Hashim Thaçi për një media kroate tha dy ditë më parë se nuk është e vërtetë se Rama ka folur për bashkim të Kosovës dhe Shqipërisë, por se ai është keqkuptuar. / albeu