Site icon PORTALB

54 shqiptarë marrin vendime pune nga Fondi pensional

Drejtori në Fondin për Sigurim Pensional e Invalidor të Republikës së Maqedonisë, Amet Dauti ndau vendimet e punës për 63 persona të cilëve iu transferua vendi i punës në bazë të Ligji për transformim në marrëdhënie të rregullt pune që Parlamenti i Maqedonisë e miratoi kohë më parë.

Prej këtyre 63 personave që sot morën vendimet e punës, 54 janë shqiptarë ndërsa 9 maqedonas.

Ekipi menaxhues i kryesuar nga  drejtori Amet Dauti përgëzoi punonjësit e pranishëm duke ju dëshiruar suksese në jetë dhe punë si dhe njëkohësisht  falënderoi ata për angazhimin maksimal të deritanishëm  gjatë kryerjes së detyrave të punës.

 

Exit mobile version