Trajneri gjerman, Jurgen Klopp, nuk do ta marrë drejtimin e skuadrës bavareze, Bayern Munich.
Presidenti i bavarezëve, Franz Beckenbauer, deklaroi se skuadra e tij është e kënaqur me Pep Guardiolan.
“Shpresojmë që ai të qëndrojë në Bundesligë. Të gjithë mund të pyesin për të…por jo edhe Bayern Munichu”, u shpreh Beckenbauer.
“Kjo pasi ne kemi një trajner të shkëlqyer me Guardiolan”, shtoi tutje presidenti bavarez.