Skuadra italiane, Napoli, ka triumfuar thellë në udhëtim kundër Wolfsburgut në Ligën e Evropës.
Napolitanët triumfuan 4:1 në një sfidë që llogaritej si shumë e vështirë për ta.
Higuain, Hamsik (2) dhe Gabbiadini shënuan golat e kësaj fitoreje të thellë të Napolit, teksa golin e vetëm të vendave e shënoi Bendtner.
Fitore sonte shënoi edhe Sevilla, e cila triumfoi 2:1 kundër Zenitit në Spanjë, teksa Fiorentina barazoi në fund për 1:1 në takimin kundër Dynamo Kiev në udhëtim.
Sfida mes Club Brugge dhe Dnipros përfundoi në barazim pa gola.