Kriza dhe ndarja që ne folëm pak kohë më parë me anë të një burimi për një nga ish çiftet më të bukur të show-bizit shqiptar nuk po flitet më.
Madje edhe nga ana e artistëve nga Nora dhe Roberti nuk ka më mohime, apo ndonjë dalje së bashku publike, që na vën e të mendojmë se kjo qenka e vertëtë. Por këngëtarja seksi si duket nuk ka kohë shumë të mendojë për ish të dashurin e saj por ti vihet e të punojë për ndonjë hit të ri.
Këtë herë ne mësojmë se Nora do të sjellë në skenë motrën e saj Erën dhe së bashku me reperin e njohur Mc Kresha do të sjellin një këngë të bukur pas disa ditësh.
Edhë në rrjetin e saj social vetë Era Istrefi kishte shkruar se së shpejti do të vijë ky bahkëpunim, ndërsa ajo cilësohet si një femër shumë seksi që ndoshta do të konkurojë dhe motrën e saj në skenën muzikore shqiptare.