Site icon PORTALB

Organizohet koncert kamertal në Tetovë, hyrja falas

Foto arkiv

Foto arkiv

Nesër me fillim në ora 20 :00 në Qendrën kulturës në Tetovë do të mbahet koncert kamertal.

Në të do të performojnë Emma Schmidt – piano, Bledar Zajmi – violonçelë dhe Michaela Kaputsova – mezzo-soprane.

Koncerti është nën patronazhin e Kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, Ambasadorit të Republikës së Austrisë Thomas Michael Baier dhe Ambasadorit të Republikës Çeke Miroslav Ramesh.

Hyrja është pa pagesë ndërsa pas koncertit do të ketë pritje për mysafirët.

Exit mobile version