Vetëm tre ndërmarrje publike kanë borxhe tatimore prej 12.7 milion euro tregon lista e fundit e borxhlinjve e Drejtorisë për të hyra publike.
Në listë janë 4.306 firma dhe qytetarë të cilët nuk kanë paguar tatime tre muajit e fundit, borxhi i të cilëve llogaritet në 200 milion euro.
Në mesin e firmave borxhli në listën e publikuar nga DAP, janë edhe kompani të njohura të cilët për një kohë të gjatë nuk zbresin nga kreu i listës, por edhe restorante ekskluzive, ndërmarrje ndërtimi, qendra skijimi, avokat, dhe qytetarë të thjeshtë. Si borxhli më i madh paraqitet kompania “El Don Kastillo Angel” që ka borxh prej 1.134 miliard denarë.
Në mesin e 10 borxhlinjve më të mëdhenj janë edhe tre ndërmarrjet publike “Pyjet e Maqedonisë”, “Rrugët e Maqedonisë” dhe RTVMja, të cilët së bashku kanë borxh prej 12.7 milion eurosh.