Site icon PORTALB

Mbledhja e parë mes qeverisë së Maqedonisë dhe Shqipërisë në qershor

Nikolla Poposki

Nikolla Poposki

Ministri i Jashtëm Maqedonas Nikolla Popovski, ka paralajmëruar se mbledhja e parë  e përbashkët me qeverinë e Shqipërisë mund të bëhet në muajin qershor.

Sipas tij qeveria e Maqedonisë është në pritje të përgjigjes nga pala shqiptare për caktimin e datës së takimit, ku pritet të firmosen disa marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve.

“Po punojmë intensivisht për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët qeveritare. Ne para një viti kemi ngritur këtë iniciativë dhe gjatë vizitës time të fundit në Tiranë kam biseduar me homologun tim shqiptar që deri në muajin qershor të realizohet ky takim. Ne kemi propozime për disa marrëveshje që mund të arrihen me Shqipërinë, ndaj presim përgjigjen e tyre”, deklaroi Popovski.

Përveç mbledhjes me qeverinë e Shqipërisë, krye diplomati maqedonas bëri të ditur se brenda këtij viti një seancë ndërqeveritare pritet të mbahet edhe me Kosovën.

“Ka disa marrëveshje që pritet të firmosen me Kosovën, siç është ajo për mbrojtjen e investimeve dhe për lëvizjen pa pasaporta. Po ashtu pritet të diskutojmë edhe për autostradën Shkup-Prishtinë dhe koston financiare të këtij projekti, si dhe për hapjen e vendkalimit kufitar Stançiç-Bellanoc”, tha  Popovski.

Exit mobile version