Site icon PORTALB

Pronarët e kafenesë Barcode apelojnë të mirren masa rigoroze ndaj personave që shkaktuan incidentin në Tetovë

Pronarët e kafenesë Barcode, ku mbrëmë ndodhi incidenti ku si pasojë mbetën 10 të lënduar dhe një i vrarë, shprehin ngushëllime për familjarët dhe njëherë apelojnë të mirren masa rigoroze dhe të njëjtit të ballafaqohen me pasojat e veprimeve të tyre.

Ju sjellim deklaratën e plotë të pronarëve të kafenesë Barcod.

DEKLARATË NGUSHËLLIMI DHE KEQARDHJEJE

Të nderuar qytetarë, prindër dhe dashamirë

Pas ngjarjes, shprehim ngushëllimet e sinqerta për këtë humbje të madhe, dhe njëherit të shprehim keqardhje për të gjithë personat që në një mënyrë apo tjetrën u dëmtuan në këtë ngjarje makabër.

Andaj duke qenë thellë të tronditur nga kjo që ndodhi, apelojmë dhe bëjmë thirrje deri te institucionet relevante që ndaj personave të tillë, të cilët marrin guximin dhe në vende publike qërrojnë hesape në mënyrën më barbare dhe jo njerëzore, të mirren masa rigoroze dhe të njëjtit të ballafaqohen me pasojat e veprimeve të tyre, të cilat janë të papranueshme dhe janë për tu dënuar.

Të vetëdijshëm për natyrën e ndjeshme të kësaj situate, dhe me të vetmen dëshirë që raste të këtilla mos të ndodhin në të ardhmen, apelojmë deri te të rinjtë që vrullin dhe elanin e tyre jetësor ta drejtojnë kundrejt zhvillimit të tyre kreativ dhe profesional, pasi e ardhmja dhe jeta, janë dhuratë e shenjtë nga Zoti, dhe si të tillë duhet ta trajtojmë, duke dashur dhe respektuar veten dhe të tjerët rreth nesh.

Me respekt,
Stafi Barcode, Tetovë

Exit mobile version