Site icon PORTALB

Shkupjani keqtrajtohet nga katër persona

Rrahje , foto ilustrim

Ilustrim

Shkupjani K.D (21) gjatë ditës së djeshme ka përjetuar një torturë të vërtetë pasi që është sulmuar dhe malltretuar fizikisht nga katër persona.

Rreth orës 18:40, ai ka marrë një telefonat ku i është kërkuar të takohet në rrugë dhe të bisedojnë në lidhje me vjedhjen e stiroporit. Me të dalë në rrugë, K.D. është pritur nga katër persona të cilët pas mohimit të tij se nuk ka pasur lidhje me vjedhjen e stiroporit e sulmojnë fizikisht madje duke e futur edhe në makinë e tyre.

Policia ka njoftuar se ka thirr në bisedë katër persona të cilët dyshohen se janë autorët e veprës.

Exit mobile version