Site icon PORTALB

Kongresisti amerikan me qëndrime pro greke

Kongresisti amerikan  Ed Rojs

Kongresisti amerikan Ed Rojs

Rojs, në komentet për mediatgreke të dhëna gjatë aksionit për grumbullim të donacioneve për të, në shtëpinë e një biznesmeni grek në Los Anxhelos, nuk e ka përmendur Maqedoninë, por ka pasur qëndrime të fuqishme progreke për Qipron dhe Turqinë. 

Keli Vllahakis Henks, nga familja e mërgimtarëve grekë nga Kreta, është pronare e kompanisë për prodhimin e detergjenteve ekologjike nga Los Anxhelosi, e cila ka organizuar tubim në mbështetje të kongresmenit Rojs,shkruan zhurnal. 

Rojs e ndërmerr vendin e kryetarit të Komisionit për punë të jashtme në Dhomën përfaqësuese në këtë përbërje të Kongresit, nga kongresistja e Floridës, Ileana Ros Lejtinen, e cila poashtu është anëtare e grupit për miqësi greke dhe e ka përdorur emrin IRJM për Maqedoninë

Exit mobile version