Site icon PORTALB

Basha: Marrëveshja e Ohrit, kauza e drejtë avancimit të shqiptarëve në Maqedoni

Basha - Thaçi

Basha - Thaçi Foto arkivi

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë ,  Lulzim Basha është takuar sot me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçin, ku kanë diskutuar për situatën në Maqedoni.

Kryetari Basha, ri konfirmoi mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për kauzën e drejtë të avancimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni dhe përmirësimin e statusit të tyre ekonomik dhe shoqëror.

Partia Demokratike mbështet zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, dhe nxit pa asnjë rezervë bashkëpunimin mes dy partive shqiptare në Maqedoni.

Basha tha se bashkëpunimi mes dy partive shqiptare në Maqedoni është në përputhje të plotë me vizionin e Partisë Demokratike për avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë në frymën e integrimit evropian dhe euroatlantik të vendit.

Exit mobile version