Ambasada për fëmijë “Megjashi” reagon ashpër ndaj kërcënimeve dhe presionit ndaj nxënësve të shkollave të mesme të cilët katër ditë e bojkotojnë mësimin.
“Edhe pse disa herë kemi reaguar lidhur me problemet me të cilat ballafaqohen nxënësit gjatë artikulimit të kërkesave të tyre, tek ne vazhdimisht arrijnë ankesa anonime nga ana e qytetarëve dhe prindërve që na informojnë për shkeljen e të drejtave të fëmijëve. Duam edhe njëherë të informojmë se me kujdes po ndjekim ngjarjet e fundit me nxënësit e shkollave të mesme dhe mënyrën e tyre të veprimit. Duam t’ju urojmë për mënyrën, kreativitetin, motivimin, guximin, përkushtimin, dhe mënyrës së padhunshme për të kundërshtuar miratimin e vendimeve për politika që i prekin nxënësit”, thonë nga Megjashi.
Ata i dënojnë mbylljen e dyerve të shkollave dhe kërcënimet ndaj nxënësve dhe prindërve të cilët bojkotojnë mësimin.