Luis Enrique ka kërkuar nga Xavi Hernandez që të mbetet pjesë e Barcelonës edhe pas këtij sezoni.
Sipas gjitha gjasave ky është sezoni i fundit i Xavi Hernandezit te Barcelona. Mesfushori spanjoll ka gjasa që karrierën ta vazhdoj në Katar, te skuadra Al Sadd.
Por, Luis Enrique e ka lutur Xavi Hernandezin, pas ndeshjes me Almerin, që të mbetet pjesë e Barcelonës edhe pas këtij sezoni.
“Unë do të doja që Xavi të vazhdoj ta ndihmoj Barcelonën, por unë e kuptoj nëse ai dëshiron të bëj ndryshime para pensionimit. Çfarëdo vendimi që e merr, klubi do të jetë prapa tij”, ka deklaruar Enrique.