Site icon PORTALB

Irani dërgon anije pranë Jemenit

Jemen

Irani raportohet se ka dërguar një shkatërrues ushtarark dhe një tjetër anije në ujërat pranë Jemenit.

Mediat shtetërore në Iran kanë cituar admiralin Habibollah Sayyari duke thënë se anijet do të jenë pjesë e një fushate kundër piraterisë, e cila ka për qëllim “të ruajë rrugët detare për anijet në rajon”,transmeton REL.

Manovrimi vjen në kohën e tensioneve në rajon.

Një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite është duke sulmuar caqet e rebelëve shiitë Huthi në Jemen, të cilët thuhet se kanë mbështetjen e Iranit.

Exit mobile version