Site icon PORTALB

Marshi i Romëve: Qeveria Romëve u ka borxh këtë mandat (FOTO)

Qindra pjesëtarë të bashkësisë rome në Maqedoni sot i janë bashkangjitur “Marshit për Krenari dhe Dinjitet”, që u mbajt në shënimin e Ditës së Romëve.

Ato marshuan nga Fusha e Tophanës deri para qeverisë ku dorëzuan kërkesë me cka do të përmirësohet gjendja e tyre. Romët janë të pakënaqur me trajtimin e institucioneve shtetërore ndaj tyre, nga diskriminimi që nuk është parandaluar apo sanksionuar, për përqindjen e lartë të papunësisë dhe janë të revoltuar me sjelljen e politikanëve.

Thonë se ka shumë për të treguar për kushtet e vështira të jetesës që ata ballafaqohen.

Të rinjtë që ishin pjesëmarrës në marsh thonë se nuk është e lehtë të jesh Rom në këtë shtet dhe se kjo Qeveri romëve u ka borxh këtë mandate.

 

Exit mobile version