Site icon PORTALB

Komuna e Tetovës përcaktoi çmimet për parkim

Komuna e Tetovës

Komuna e Tetovës

Këshilli i Komunës së Tetovës i përcaktoi çmimet për parkim sezonal që duhet të funksionoj në të ardhmen. Çmimet për parkim sezonal po formohen për herë të dytë pasi që para një viti është përcaktuar lartësia e kompensimit për shfrytëzimin e hapësirës publike për parkim, transmeton Zhurnal.
Një orë parkim në qendër të qytetit do të kushtoj 30 den, në zonën B do të kushtoj 20 den, ndërsa në periferinë e qytetit do të kushtoj 15 den.
Në vend të çmimeve të njëjta për gjithë qytetarët që kanë automobil për parkim prej 250 den në muaj për parkim dhe 2500 den në nivel vjetor, tash në nivel mujor për 50 den është më lirë, ndërsa qytetarët në periferi do të paguajnë çmim më të ulët në nivel mujor e vjetor prej atyre në qendër të qytetit.

Exit mobile version