“Trupi perfekt? Është ai me të gjitha format dhe të gjitha madhësitë…” Ky është slogani me të cilin “Curvy Kate” ka prezantuar fushatën e re me veshje të brendshme, por jo pa qëllim. Reagimet e ashpra që shkaktoi “Victoria’s Secret” me sloganin e ri “Trupi perfekt”, ilustruar me një grup modelesh mjaft të dobëta, vitin e kaluar, ka sjellë reagimin e radhës. Një firmë e ngjashme të brendshmesh, “Curvy Kate”, e risolli imazhin e “Victroria’s Secret” me të njëjtin slogan, duke e ilustruar me femra të të gjitha përmasave, transmeton Revista Class.
Sipas faqes britanike dailymail.com, kjo është një goditje tjetër që vjen për “Victoria’s Secret”, e cila edhe pse e ndryshoi sloganin vetëm disa ditë më vonë pas zhurmës së krijuar, nuk i pengoi linjat e ngjashme të ironizonin dhe të talleshin me sloganin e saj.
Më tepër se 27 mijë persona nënshkruan një peticion të iniciuar nga tri studente, që firma e njohur e të brendshmeve të kërkonte ndjesë, pasi në këtë mënyrë fyente femrat, të cilat nuk janë me përmasat e modeleve e modeleve të tyre. Fushata e re nga linja “Curvy Kate” ka për qëllim të zhdukë imazhin famëkeq të krijuar nga “Victroria’s Secret” dhe të rikrijojë imazhin e trupit perfekt të të gjitha përmasave dhe madhësive.