Site icon PORTALB

Bozhinovski: Gjithçka që bëj, është zbulimi i qeverisë narkodilere

Bozhinovski sfidon qeverinë

Bozhinovski sfidon qeverinë

Pasi që mediat maqedonase shkruajnë se në mesin e të dyshuarve në aksionin policor “Spiunazhë”, është edhe gazetari Zoran Bozhinovski, ai në profilin e tij të Facebook-ut, shkroi: “Pranoj publikisht: Gjithçka që bëj shtatë vitet e fundit është zbulimi i qeverisë narkodilere në Maqedoni…”

“Le të shkruajnë urdhër arrest për mua dhe me procedurë do të vi në Shkup që të ballafaqohem me Mijalkovin dhe Gruevskin. Nëse dëshirojnë cirkus, do ta fitojnë. Deri më sot kam menduar se nuk kam rejting, se nuk jam faktor, se nuk ma rrokë, se kam humbur gjithçka. E kjo është e shtënë e plotë!”, ka shkruar Bozhinovski në FB.

Exit mobile version