Site icon PORTALB

Papa: Kurani libër i paqes, islami fe paqësore (VIDEO)

Papa Françesku

Papa Françesku

Në një video të postuar nga gazeta prestigjoze “Daily Mail”, Papa Françesku ka theksuar se aktet terroriste nuk kanë aspak lidhje me fenë.

Ai tha se nuk duhet asesi që aktet terroriste ti mvishen një feje të caktuar.

Papa ka dënuar edhe islamofobinë.

“Nëse e ngatërroni Islamin me terrorizmin, unë do të nervozohem. Ky është një ofendim për myslimanët”, tha Papa.

Ai nënvizoi se Kurani është libër i paqes dhe se feja islame po ashtu promovon vlera të paqes dhe të harmonisë.

“Terrorizmi nuk ka fe. Ai është i tillë në çdo rast ku nuk ka humanizëm, por krime”, tha ndër të tjera Papa./Albeu

Exit mobile version