Tom Gashi, avokati i Limajt, i tha koha.net se është i bindur që nëse trupi gjykues mbështetet në ligj, drejtësi dhe në prova, me rastin e marrjes së vendimit përfundimtarë, pret vetëm aktgjykim lirues.
“Ne presim aktgjykim lirues, duke pasur parasysh standardet vendore dhe ndërkombëtare për një gjykim të drejtë ndaj çdokujt. Duke besuar në atë se edhe në rastin e Limajt dhe të nëntë bashkëluftëtarëve të tij nuk do të ndikojë asgjë tjetër pos ligjit, drejtësisë dhe provave, se politika nuk do të ndikojnë tek gjykata, unë si mbrojtës i Fatmir Limajt pres i qetë dhe pa asnjë frikë asnjë lloj vendimi tjetër, pos lirues. Nesër presim lirimin edhe të nëntë bashkëluftëtarëve të tij”, u shpreh avokati Gashi.
Limaj dhe të tjerët akuzohen nga një prokuror i EULEX-it për krime lufte. Ai më parë ishte liruar po me këto akuza nga Tribunali i Hagës dhe pas një procesi tjetër gjyqësor të mbajtur në Kosovë.