Site icon PORTALB

Jakup Lika, triumfoi në turneun rajonal të shahut “Prill-2015” (FOTO)

Turneu i VI-të Tradicional Rajonal i Shahut “Prill-2015”

Turneu i VI-të Tradicional Rajonal i Shahut “Prill-2015”

Nën organizim të Klubit të Shahut “Blini Park” nga Dobroshti dhe nën patronatin e kryetarit të Komunës së Tearcës, Isen Asani, në një konkurrencë të fortë dhe pas shumë lojërave cilësore ka përfunduar edhe Turneu i VI-të Tradicional Rajonal i Shahut “Prill-2015” i mbajtur në ambientet e SH.F. “Kiril Pejçinoviq” të fshatit Tearcë.


Më shumë se 60 shahistë dhe dashamir të lojës së shahut nga të gjitha viset e Pollogut morën pjesë në këtë turne me renome, duke përfshirë shahistë nga komuna e Gostivarit, Bogovinës, Bërvenicës, Tetovës dhe nikoqirëve të komunës së Tearcës.

Klubi i Shahut “Blini Park” për të gjithë pjesëmarrësit ndau mirënjohje, ndërsa për tre vendet e para u ndanë edhe shpërblime në të holla. Vendi i parë në turneun rajonal të shahut “Prill-2015” i takoi shahistit Jakup Lika nga Tetova, vendi i dytë i takoi shahistit Aco Stojkovski nga Gostivari dhe vendi i tretë i takoi shahistit nga Bogovina, Shenasi Denjalli.

Ky turne rajonal është përkrahur edhe nga shoqëria civile, respektivisht organizatat joqeveritare Qendra për Edukim dhe Zhvillim – CED dhe Qendra Evropiane SN7.

Mbajtja e këtij turneu rajonal të shahut zgjoi interesim të veçantë te shahistët e rajonit dhe dashamirët e shahut, ndërsa z.Bajram Memishi në cilësinë kryetarit të Klubit të Shahut “Blini Park” dhe koordinatorit të këtij turneu siguroi se vitet tjera ky turnir do të jetë edhe më madhështor dhe do të jetë i rangut republikan, pse jo edhe ndërkombëtar ku pritet të marrin pjesë edhe shahist nga Kosova, Shqipëria, Bullgaria etj.

 

Exit mobile version