Pasi janë vërejtur që disa mësimdhënës në disa shkolla të qyteteve të ndryshme kanë kërkuar nga nxënësit, tekste shtesë, gjegjësisht fletore pune, komuna e Gostivarit, rekomandon që mësimdhënësit, por edhe udhëheqësit e shkollave të jenë të vëmendshëm që mos veprojnë në kundërshtim me ligjin.
Sektori i arsimit në Komunën e Goztivarit, njoftojnë të gjithë prindërit që nga fëmijët e tyre u është kërkuar tekst shtesë nga ndonjë arsimtar, të mund t’i paraqesin rastet e këtilla në drejtorinë e shkollës apo edhe në inspektoratin për arsim.
Ditë më parë Ministri i Arsimit dhe Shkencës, edhe njëherë e përsëriti qëndrimin se asnjëherë fletoret e punës nuk kanë qenë të parapara dhe aspak nuk janë element i obligueshëm në sistemin mësimor dhe prindërit nuk kanë për obligim t’i blejnë. Gjithashtu, Minsitri i Arsimit, Todorov paralajmëroi se do të ketë kontrolle për keqpërdorimet që ndodhin në shkollat në vend.