Site icon PORTALB

Nënat dhe fëmijët tetovar pritën Gruevskin me protestë (FOTO)

Nënat dhe fëmijët tetovar pritën Gruevskin me protestë

Lëvizja Nëna dhe fëmija priti Kryeministrin Gruevski në Tetovën e ndotur. Në shenjë proteste, nënat i treguan Gruevskit vizatimet e fëmijëve të tyre që kanë ilustruar ndotjen e ajrit. Edhe organizata joqeveritare Eco Guerilla gjatë ditës së djeshme i bëri ftesë të hapur kryeministrit që të shkojë në vizitë të fabrikës Jugohrom për të parë rrjedhën e punës për vendosjen e filtrave që sipas tyre as që ka filluar.

Ata kërkuan llogari nga kryeministri për helmimin masiv që po ju bëhet banorëve të Tetovës me rrethinë. Në bazë të ligjit për ambient jetësor, nenet për qasje në informacion të qytetarëve, anëtarët e organizatës kërkuan njohjen nga afër me programin për parandalimin e ndotjes së mëtutjeshme.

Ndryshe nga herët e tjera, sot Tetova nuk pati problem as rrugët e pa pastra e as parkingjet e stërmbushura. Ardhja e kryeministrit i kishte mobilizuar punonjësit lokal në vend që të pastrojnë çdo cep të qytetit në mënyrë të përpiktë.

Exit mobile version